FINLANDË – Inflacioni rritet në 8,1%

by admin
Spread the love

HELSINKI, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Inflacioni i çmimeve të konsumit në Finlandë ka vazhduar të rritet në shtator, i nxitur nga çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, si dhe nga normat e larta të interesit për kreditë për strehim, sipas të dhënave paraprake te Agjencisë finlandeze të Statistikave.

Çmimet e konsumit u rritën me 8,11% në terma vjetore, në shtator, pas një rritjeje prej 7,61% në gusht.

“Inflacioni i përgjithshëm, në muajin shtator u nxit nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, benzinës dhe rritjes së normës mesatare të interesit për kreditë për banesa krahasuar me një vit më parë”, tha agjencia.

Rritja e çmimeve të konsumit krahasuar me një vit më parë u frenua më së shumti nga ulja e çmimeve të barnave të rimbursueshme dhe të pakthyeshme me recetë.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,78% në shtator, pas rritjes me 0,07% muajin e kaluar./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like