Fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikshme të popullatës

by admin
Spread the love




Prej sot fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikshme të popullatës në qendrat për shëndet publik në shtet dhe njësitë e tyre rajonale nëpër qytete.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, ndërsa deri tani janë regjistruar më shumë se 27 mijë qytetarë.

 

Ministria rikujton se vaksinimi kundër gripit sezonal nuk është i detyrueshëm, por është i dedikuar për personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.


You may also like