Fillon debati në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për Qeverinë e re

by admin
Spread the love




Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar debati për Qeverinë e re. Afati për të votuar përbërjen e re qeveritare është deri në orën mesnatë, shkruan SHENJA.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur përplasje në mes partive shumicën në Kuvend dhe opozitës.

Ndryshe mandatari për kryeministër të ri Dimitar Kovaçevski, ka propozuar që këto emra të jenë ministra në Qeverinë e re:

Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi – ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike


You may also like