Filloi seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

by admin
Spread the love

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re. Tashmë është konfirmuar edhe rendi i ditës me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhja e përbërjes dhe programit qeverisës.

Sipas propozimit, për kryeministër pritet të zgjidhet Dimitar Kovaçevski, ndërkaq për ministra janë propozuar:

– Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
– Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
– Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
– Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
– Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
– Fatmir Besimi – ministër i Financave
– Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
– Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
– Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
– Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
– Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
– Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
– Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
– Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
– Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
– Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
– Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
– Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
– Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
– Xhemail Çupi – ministër pa resor.

You may also like