Filipçe: Vendi shënon rritje të infektimeve me Covid-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp, tha se vendi ynë shënon rritje të të infektuarve me Covid-19, dy javëve të fundit.

“Në raport me incidencën dy javëve të fundit, numri është rritur në 28.5%, gjithsejt në 35 qytete, ndërsa në 7 qytete të tjera është e pandryshuar ose është zvogëluar. Kjo rritet ishte e pritshme. Goditje të rëndë kanë edhe spitalet, njejtë si në rajon. Sa i përket hospitalizimit, gjithashtu kemi rritje për 15%. Tash janë hospitalizuar 518 pacientë të cilët pas një periudhë të gjatë në territorin e vendit”, deklaroi Filipçe. /SHENJA/


You may also like