Filipçe: Situata është stabile, nuk do të ndërmarrim masa të reja për shkak të variantit të ri

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë për media, tha se gjendja epidemiologjike është stabile dhe javën e kaluar ka pasur për 5% për qind raste më pak. Ai tha se kjo po ndjehet edhe në klinikat ku ka vende të lira.

Sa i përket variantit të ri, Filipçe, tha se disa vende kanë ndërmarr masa, ndërsa tek ne, është ende herët që të merren masa.

Ai tha se nuk dihen shumë të dhëna për variantin e ri, ndërsa mbyllja e kufirit dhe karantinimi i udhëtarëve, nuk do të jep rezultatet.

“Është e dukshme se lloje do të paraqiten edhe në të ardhmen. Mbetemi me këto masa, e ndjekim situatën ende është herët, nga ajo që e dimë, mendoj se nuk ka nevojë për restrikcione të reja”, tha Filiçe, raporton SHENJA.


You may also like