Fikte radarët për trafikantët e drogës, 17 vite burg ish-nënkomisari i Fierit

by admin
Spread the love

Kronikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 17 vite burg ish-nënkomisarin e Ferit, Festim Lelaj.

Lelaj akuzohet se fikte radarët për rreth një orë në mënyrë që të mos gjurmoheshin gomonet me kanabis dhe në këtë mënyrë merrte 15 mijë euro.

Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai akuzohet për “Trafikimi i narkotikeve”, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Ish-nënkomisari u arrestua në 2017 për trafik droge pas sekuestrimit të 2.5 ton kanabis./Opinion.al

You may also like