Fifi, Ylli dhe Fatjoni “kanë gisht” në “Eurovision 2022”

by admin
Spread the love

Fama e artistëve shqiptarë ka arritur në një tjetër nivel. Jo vetëm në shqipëri, por këngët dhe projektet e tyre po dëgjohen e shiten kudo nëpër botë.

Së fundmi, këngëtarët e njohur Ylli Limani dhe Fifi, kanë luajtur një rolë shumë të madh në krijimin e këngës së Qipros në “Eurovision 2022”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ylli Limani, me anë të një postimi në ‘story’-n e “Instagram”-it të tij.

Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në ‘Eurovision 2022’, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës europiane. Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, përfundoi Ylli.

Rikujtojmë se ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kortney Kardashian, postoi në “Instastory” një video prekëse të një çifti në Ukrainë, ku në sfond ishte këngën e Ylli Limanit me titullin “Vonë”.

Kjo gjë nuk i shpëtoi as Yllit dhe fansave të këngëtarit. Ai ripostoi në “Instagram”-in e tij, ‘story’-n që vet Kortney Kardashian shpërndau në faqen e saj, duke e etiketuar.

“Kjo video zemër thyese është bërë virale me këngën time ‘Vonë’”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e një postimi tjetër.

Kënga e Qipros në “Eurovision 2022” këndohet nga Andromache dhe mban titullin “Ela”.


You may also like