Fifi nuk i ndahet Granitit, shihni ku ia fut duart dhe si reagon ai

by admin
Spread the love

Fifi dhe Graniti vendosën që të qëndrojnë vetëm miq me njëri-tjetrin, duke mos e çuar në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre. Mirëpo pavarësisht kësaj, Fifi me veprimet e saja tregon krejt të kundërtën.

Këngëtarja e dashur për publikun vijon e shpreh xhelozi për ish-futbollistin gjatë bisedave me banorët e tjerë, por edhe me vetë Canën.

Ndërkohë në një moment ku ata të dy ishin të ulur te krevati i Granitit, Fifi bën gjestin e papritur. Ajo i fut duart Granitit deri nën pantallonat e shkurtra që kishte veshur.

Këngëtarja donte që t’i masazhonte këmbët. Por jo vetëm kaq, pasi ata herë pas here ngacmohen edhe me fjalë. Në një moment Graniti i tha Fifit se e ka vëzhguar kur kërcen dhe “je shumë elastike”.

“Jo vetëm në kërcim, edhe kështu jam elastike”, i është përgjigjur menjëherë Fifi.

Ndërkohë nga ana tjetër, Graniti ka shprehur edhe dëshirën e tij për të takuar ish-të dashurën e tij, teksa edhe Fifi tha se ka dikë që po e mendon jashtë.

You may also like