Fifi emocionohet për Granitin, i thotë se nuk do që t`i bëhet pengesë për vajzat tjera – Shqip

by admin
Spread the love

15:14 | 17 Tetor 2021

Së fundi Fifi ishte ajo e cila nxiti një largim me Granitin, e cila duket se nuk e pëlqen vëmendjen që Graniti i jep vajzave të tjera të shtëpisë.

Këngëtarja nuk hezitoi të nisë ironitë dhe batutat për afrimitetin mes Semit dhe Granitit, ndërsa ky i fundit reagoi i paqartë për atë që po dëgjonte.

Pak minuta më pas Fifi ka qëndruar e vetme në shtratin e saj, e përlotur teksa i thotë Granitit se nuk dëshiron që të bëhet pengesë përballë një mundësie mes tij dhe Semit.

“Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion“, tha Fifi. Graniti nga ana tjetër e mohoi këtë mundësi dhe i tha se s’duhet ta lodhë veten me të tilla mendime por të gjallërohet dhe të qeshë.

”Nëse do kisha pëlqim për të do kisha flirtuar me të, më jep mundësinë të të tregoj që jam i vërtetë’‘, përmbylli diskutimin Graniti.

You may also like