FIFA publikon ranglistën, Kosova nuk lëvizë nga pozita 102

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk ka lëvizur nga pozita e 102-të në ranglistën e FIFA-s.

Ranglista e re FIFA-s u publikua të enjten, ndërsa Kosova mbetet në pozitën e 102-të me 1205 pikë. Kosova në muajin e shkuar i luajti dy ndeshje miqësore.

Më 22 mars fitoi me rezultat 1:0 kundër Armenisë në Yerevan, ndërsa më 26 mars në Budapest u mposht 1:0 nga Hungaria.

Për dallim prej Kosovës që ka mbetur në pozitën e njëjtë në ranglistë, Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për dy pozita.

Prej pozitws sw 64-të ka rënë në pozitën e 66-të me 1375 pikë tw mbledhura. Shqipëria në muajin mars i humbi dy ndeshjet miqësore.

Pësoi 3:0 nga Kili në Parma, kurse u mposht 1:0 edhe nga Suedia. Shqipëria është pjesëmarrëse e Evropianit që mbahet këtë verë në Gjermani, ndërsa në grup e ka Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Argjentina e Lionel Messit është në vendin e parë, duke e lënë pas vetes Francën që renditet e dyta. Belgjika është ngritur në vendin e tretë, ndërsa pas saj vijnë Anglia në të katërtin dhe Brazili në të pestin. Në pozitën e 19-të ka mbetur Zvicra ku paraqiten shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

You may also like