Fetai nga ASh: Propozimi i Aleternativës, i barabartë me zero

by admin
Spread the love

Arben Fetai nga ASH-ja ka reaguar mbi propozimin e sotëm të Alternativës për amendamentin për korrupsionin. Ai thotë se ky propozim i partisë së Agrim Gashit është i barabartë me zero.

“U dridh mali, polli miu.

Propozimi i Alternativës për ndryshime kushtetuese është i barabartë me zero, bile edhe më keq se kaq. 1. Neni 52.3 i Kushtetutës veçmë parasheh përjashtime për efekt prapaverprues të ligjeve dhe këto përjashtime rregullohen me ligj. 2. Duke fokusuar tërë vëmendjen e tyre në mos lejimin e vjetrimit të lëndëve, Alternativa u dorëzua para krimit dhe tregoi se ky pushtet nuk e ka ndërmend të luftojë korrupsionin por se këtë mision ia dorëzon qeverisë së ardhshme”, shkruan Fetai në reagimin e tij.

Fetai e mbyll reagimin me rim me atë se receta është e thjeshtë veting, konfiskim dhe burgim, tash! Por për këtë duhet guxim!

You may also like