Fetah Shehu, një piktor që premton shumë në të ardhmen

by admin
Spread the love

Një biografi premtuese vjen nga Fetah Shehu, i lindur më 25 maj 2000 në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje në SHFMU “7 shtatori”. Pastaj edhe filloi gjimnazin shoqëror në Komunën e Vitisë të cilin e përfundoi në vitin 2018, për t’i filluar pastaj studimet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Aktualisht është në përfunddim të nivelit master në Fakultetin e Arteve- Dega Pikturë.

Nga 2012 deri më 2020 ka ndjekur kursin për pikturë dhe vizatim në Atelien Mastertouch në Ferizaj.

Puna e tij artistike përfshin një larmishmëri të metodave, pasi punon me lloje të ndryshme të ngjyrave, edhe me ato të vajit, informon portali Shtegu. Në veprat e tij, njëzet e dy vjeçari nga Begraca kryesisht i kushton rëndësi historisë së shqiptarëve të Kosovës në kohën e luftës. Ka pikturuar tema për refugjatët kosovarë, pikturë e cila të kthen në kohë dhe të bën t’i ndjesh përjetimet e asaj kohe.

Për punën e tij, ai është shpërblyer me çmime të shumta, prej të cilave vlen te veçohet çmimi i pikturës më të mirë në Prishtinë e Tetovë dhënë nga Fakulteti i Arteve-UP. Ai gjithashtu është ftuar nëpër emisione të ndryshme televizive, ndërsa ka hapur edhe ekspozita të artit.

Pra, Fetahu është talent i rrallë pikturës, veprat e të cilit të zhysin në emocione të rralla, duke të kthyer në një periudhë të errët të popullit shqiptar në Kosovë.

You may also like