Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Veliaj: Ky është imazhi i Shqipërisë moderne

by admin
Spread the love

Në kuadër të Javës së Evropës, “VIZart Tirana International Watercolor Festival”, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar çeli dje edicionin e IV të festivalit bashkëkohor të artit pamor. Festivali këtë vit ka dy ekspozita, një në Muzeun Historik Kombëtar dhe një në Galerinë e Artit ne Tiranë.

Në ceremoninë e këtij aktiviteti ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, piktorja Ormira Lulani, presidente e “VIZart Cultural Organization”, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, Themeluesi dhe Presidenti i IwS Globe Art NetWork, z. Atanur Dogan, të cilët përshëndetën aktivitetin duke theksuar vlerat dhe rëndësinë që mbart në bashkimin e kufijve, kulturave, moshave dhe gjinive.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se një qytet si Tirana duhet të mbështesë jo vetëm njerëzit në nevojë, por të ofrojë edhe art për qytetarët e saj. “Ne kujdesemi edhe për shtresat në nevojë, edhe për banesat sociale, edhe për mensat, për ata që janë në situatë rruge, edhe për të gjithë nevojat e komunitetit, por pyetja është: njerëzit jetojnë vetëm me buke? Apo jetojnë edhe me art, me kulture, me pikture, me libra, me opera, baleti dhe teatro? Kjo është arsyeja përse ne besojmë që një qytet i mirë, duhet t’i bëjë të dyja. Duhet të jetë një qytet që për ata që kanë nevojë ushqen stomakun, ama për të gjithë nevojtarët që kanë nevojë të ushqejnë shpirtin, ofron edhe atë lloj gjelle”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se “VIZart Tirana International watercolor Festival” është një mundësi fantastike për kryeqytetin dhe për të rinjtë që do të kenë mundësi të shfaqin veprat e tyre, krahas piktorëve më me eksperiencë.

Gjithashtu Veliaj tha se Galeria e Artit në Tiranë do të jetë një derë e hapur për të mbështetur artistët e rinj për të shfaqur talentin e tyre. “Nuk ka nevojë të kesh shumë buxhet, nuk ka nevojë të kesh shumë hapësira, Galeria e Artit të Tiranës i ka dhënë mundësi thuajse çdo 2 javë një artisti që të shprehet”, deklaroi Veliaj.

Çmimi “MASTER AWARD” iu dha mjeshtrit të akuarelit Stanislaw Zolaz nga Suedia dhe Silvia Monge nga Kosta Rika. Ndërsa Krasi Todorov nga Bullgaria u vlerësua me çmimin “Best Portret Artist”. Najsa Dishnica nga Italia u vlerësua me çmimin “BEST YOUNGE ARTIST”. Fituesit e ÇmimitNdërkombëtar “Ismail Lulani” janë Zake Prelvukaj nga Kosova dhe Pjerin Kolnikaj e Mikel Temo nga Shqipëria. VIZartdhe IëS Albania vendosën t’i japin “ÇMIMIN E NDERIT” ekipit të artistëve ukrainas pjesëmarrës në event.

Gjatë ditëve në vijim do vazhdohet me demostrimet live të artistëve ndërkombëtarë në Liceun “Jordan Misja” të Tiranës dhe Universitetin e Arteve. Ky festival arti do të qëndrojë i hapur për t’u vizituar deri në datën 14 maj./Opinion.al

You may also like