Festimi tallës i Martinezit, Mbappe: Nuk merrem me budallëqe

by admin
Spread the love

Në Buenos Aires u zhvillua një atmosferë fantastike mes tifozëve dhe lojtarëve të Kombëtares së Argjentinës pas triumfit në Kupën e Botës. Njëri nga ata ishte dhe portieri Emiliano Martinez që ekzagjeroi disi me festimet e tij, duke festuar me një kukull me fytyrën e Mbappe. Për këtë ndodhi, ka zgjedhur të flasë dhe vetë ylli i PSG-së.

“Festimet e Martinezit nuk janë problemi im, nuk humbas energji me budallallëqe të tilla. Finalja ishte një ndeshje e çmendur, ne shtynim përpara sepse e dinim se mund të kthenim rezultatin, por e bëmë shumë vonë.” – tha fillimisht 24-vjeçari.

“E rëndësishme është të japim maksimumin për klubin. Ne do të presim rikthimin e Leos për të filluar fitoret dhe të shënojmë gola përsëri. Unë u përpoqa të kthehem me energjinë më të mirë të mundshme, duke qenë sa më pozitiv.” – përfundoi Kylian Mbappe. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like