Festa për fitoren e Vuçiqit, ja çka gjeti policia në veri të Kosovës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Krisma të armëve janë dëgjuar në orët e vona të së dielës në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, është parë se nga një makinë një person gjuan me kallashnikov. Kjo prishje e rendit, raportohet se ka ndodhur për shkak të fitores së Aleksandar Vuçiqit, në zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh, se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike.

“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe  kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike.  Me urdhër të  prokurorit  është hapur  rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet tutje në raport, transmeton Klankosova.tv.

Krismat e kallashit prishin qetësinë në veri, shkak fitorja e Vuçiqit? (VIDEO)

You may also like