Ferizaj, gjashtë raste të dhunës në familje për gjashtë ditë – tre të arrestuar

by admin
Spread the love

Policia në Ferizaj ka njoftuar se që nga 10 deri më 16 prill janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se katër raste janë raportuar në Ferizaj, një në Shtime dhe një tjetër rast në Shtërpcë, njofton Klankosova.tv.

Tutje thuhet se me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tre persona janë ndaluar në mbajtje dhe 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” thuhet në kumtesë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like