Fenomeni i rrallë në Prishtinë e Evropë, tre xhami në më pak se 400 metra (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në një distancë në më pak se 400 metra, në zonën e vjetër të kryeqytetit, gjenden tre xhami.

Më e vjetra e ndërtuar në vitet 1300 është xhamia e Çarshisë, tjetra në mes të lagjes, është “Jashar Pasha” e ndërtuar nga vitet 1800, ndërsa në fund është xhamia e madhe e ndërtuar në vitet 1400, njofton Klan Kosova.

Sipas kryeimamit në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, një fenomen i tillë, i xhamive të cilat janë ndërtuar kaq afër njëra tjetrës, është i vetmi në Ballkan në mos në gjithë  Evropën.

Sipas tij, këto objekte janë të çmuara për kryeqytetin e vendit, dhe duhet të trajtohen si të tilla edhe nga populli e shteti.

 

 

You may also like