Femra: Lyon mposht Barçën dhe fiton Championsin e tetë në histori

by admin
Spread the love

Olympique Lyonnais ka fituar për herë të tetë në historinë e klubit Champions League për femra pasi ka mposhtur në finalen e zhvilluar në “Allianz Stadium” të Torinos 3-1 skuadrën e Barcelonës.

Fati i finales është vulosur që në pjesën e parë. Francezet kanë zhbllokuar shumë shpejt sfidën me Amandine Henry, ndërsa Ada Hegerberg ka kaluar në avantazh të dyfishtë Lyonin pa kaluar as 25 minuta lojë.

Catarina Macario shënon edhe golin e tretë për francezet, ndërsa Barcelona ngushton shifrat në fund të pjesës së parë me Alexia Putellas Segura.

Në fraksionin e dytë të lojës ndonëse spanjollët janë munduar të reagojnë, Lyoni ka admisnitruar rezultatin dhe fiton për herë të 8-të në histori Championsin për femra. / Oversport.tv

Foto: UEFA Women’s Champions League Twitter

You may also like