Fëmijët morën pjesë në protestën e Rinasit dhe bojkotuan mësimin, reagon Kushi

by admin
Spread the love

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas protestës dhe bojkotit të mësimit nga ana e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare “Rexhë Deliu”  në Rinas. Këta të fundit këtë të mërkurë iu bashkuan prindërve të tyre duke protestuar për devijimin e rrugës nga ARRSH.

Në një postim në rrjetet sociale, Kushi thotë se vlerëson të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, por iu bën thirrje prindërve që të mos i privojnë fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim.

“Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim.

Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë”, shkruan Kushi.

You may also like