Fëmija zhduket nga Çerdhja, prindërit kërkojnë shkarkimin e drejtores – Shqip

by admin
Spread the love

PETROVSKA: EDUKATORJA MENJËHERË KA REAGUAR

Për disa çaste një fëmijë është zhdukur nga çerdhja e fëmijëve, pas çka fatmirësisht është gjetur afër oborrit të çerdhes “Detska Radost” në Gazibabë të Shkupit, njofton KlanM.

Prindërit e fëmijëve janë të tmerruar nga neglizhenca e edukatores nga çerdhja. Ata përmes një letre të hapur kërkojnë shkarkimin e drejtores së çerdhes.

“Konkretisht, më datë 20.06.2023, në objektin “Temjanushka” në kopshtin “Detska Radost në Autokomandë, një fëmijë është larguar nga kopshti për shkak të mungesës së kujdesit të punonjëses. Fatmirësisht fëmiu u gjet pas një kohe.  Punonjësja në kopshtin R.P. nga grupi i të cilit ka ikur fëmija ka marrë vetëm vërrejtje” – thuhet në emailin e dërguar.

Drejtoresha e çerdhes Aneta Petrovska, gjatw njw prononcimi pwr KlanM, përgënjeshtron deklaratat e prindërve duke thënë se fëmiu është gjetur menjëherë ndërsa për edukatoren janë marrë masa adekuate.

“E punësuara menjëherë ka vërejtur se fëmiju mungon dhe menjëherë ka dal në oborr.  Ne si çerdhe kemi ndërrmarë masa plotësuase që raste të tillë të mos ndodhin. Fëmiju ka munguar një periudhë të shkurtë e jo siç pretendojnë prindërit. Ai është gjetur pranë çerdhes nga një prindër tjetër i cili kishte ardhur të marrë fëmijun. Për punësoren është ngritur masë disciplinore” – tha Aneta Petrovska, drejtore e Çerdhes ”Detska Radost”.

Ndryshe, sic percjell KlanM, para një muaji për të njëjtin kopsht disa prindër publikuan fotografi për kushtet e mjerueshme të këtij kopshti. /KlanMacedonia/

You may also like