Fëmija dyvjeçar vdes pas synetisë

by admin
Spread the love

Në Perth të Australosë, një fëmijë vdiq dhe vëllai i tij shtatëmuajsh mezi shpëtoi pasi u bë synet. Foshnja 7-muajshe, vëllai i vogël i të ndjerit, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve në Perth, ku iu nënshtrua një operacioni

Një fëmijë dyvjeçar dhe vëllai i tij shtatëmuajsh u bënë synet në një klinikë private në Perth të Australisë Perëndimore. Më pas ata duhej të dërgoheshin në departamentin e urgjencës në Spitalin Armadale. Dyvjeçari u konstatua i vdekur në momentin e mbërritjes, shkruajnë mediat e vendore. Sa i përket foshnjës, ai u transferua menjëherë në spitalin e fëmijëve të qytetit, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent për të shpëtuar jetën.

Por çfarë ndodhi ndodhi në të vërtetë? Çfarë shkoi keq? Kjo dramë është shumë misterioze për momentin. Policia në Australinë Perëndimore ka konfirmuar se fëmija i vdekur “iu nënshtrua ndërhyrjes mjekësore në një institucion mjekësor të licencuar para vdekjes së tij”, raporton 7neës, transmeton portali Shtegu. Ajo tha se vdekja e vogëlushit “nuk u konsiderua e dyshimtë”, se një hetim ishte hapur dhe nuk kishte dhënë detaje të mëtejshme. Nuk dihet gjithashtu nëse dy synetitë janë bërë nga i njëjti praktikues dhe as kualifikimet e tij.

“Guardian” shpjegon nga ana e tij se synetia është e ndaluar në spitalet publike australiane, përveç nëse është e nevojshme për arsye mjekësore. Por akti mund të kryhet në klinika private.

Në Australi, specifikohet, shumica e synetive kryhen nga mjekë të përgjithshëm. Megjithatë, në të kaluarën mjekët kanë shprehur shqetësime, duke argumentuar se mjekët e përgjithshëm mund të mos jenë mjaftueshëm të kualifikuar për të menaxhuar dhimbjen dhe komplikimet e mundshme. Sipas tyre synetitë duhet të kryhen nga kirurgë pediatër të shoqëruar nga anesteziologë.

You may also like