Federata e Notit reagon: Disa klube kanë pranuar e-mail nga një person me emrin Bashkim Haxhimusa

by admin
Spread the love

Federata e Notit e Kosovës, reagon ashpër ndaj Bashkim Haxhimusës, trajner i klubit të notit Kastriotit të Ferizajt dhe anëtar i Kuvendit të Federatës.

Sipas federatës, Haxhimusa iu ka dërguar email-a disa klubeve për kuvend të jashtëzakonshëm.

“Të nderuar anëtarë të Federatës të Notit të Kosovës, jemi njoftuar nga disa klube se kanë pranuar e-mail nga një person me emrin Bashkim Haxhimusa që u thirrka në emër të klubeve të Kosovës për një Kuvend të jashtëzakonshëm.

Federata e Notit të Kosovës është e përkushtuar që të veprojë në harmoni me statutin e saj dhe rregulloret në fuqi, gjithnjë duke i zbatuar rregulloret dhe rekomandimet e Federatës botërore të notit FINA.

Federata ua bënë të ditur të gjithë atyre të cilët mundohen të keqpërdorin emrin e fderatës se do të merren masa sipas  rregulloreve që janë në fuqi.

Është statuti i Federatës së Notit që parasheh se kur mund të thirret një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nga kush thirret Kuvendi.

Bashkëngjitur gjeni edhe udhëzimin e FINA-s për të gjithë anëtarët e saj”, reagon federata,

Federata e Notit e Kosovës, tash e disa muaj është suspenduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

You may also like