FC Drita prezanton trajnerin e ri sot, Valon Zymberi tregon për Lajminet nëse do të jap dorëheqje pas kërkesës së “Intelektualëve”

by admin
Spread the love

FC Drita do ta bëjë prezantimin e trajnerit të ri ditën e sotme.

Klubi nga Gjilani sot pritet që ta prezantojë “timonierin” e ri të ekipit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i këtij klubi, Valon Zymberi.

“Sot do ta bëjmë prezantimin e trajnerit të ri në zyret e klubet”, ka thënë Valon Zymberi ne një prononcim për lajmi.net.

Jo zyrtarisht mësohet se drejtuesit e klubit gjilanas kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani.

Ramadani është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit kosovar pasi ai ka fituar trofe me Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën.

“Zeka” ka drejtuar skuadrën tjetër gjilanase SC Gjilani dhe kishte një aventurë të shkurtër edhe në kampionatin arab te skuadra Ohod.

Lajmi.net e ka pyetur Zymberin edhe për kërkesën publike që e kanë bërë tifozët “Intelektualët”, të cilët kanë kërkuar largimin e tij krahas ish-trajnerit Akis Vavalis që tashmë është larguar.

“Të gjitha pyetjet mund të bëhen në ora 15:00 në konferencë”, përfundoi Valon Zymberi. /Lajmi.net/

You may also like