Faza portokalli deri të mërkurën, sot temperatura deri në 43 gradë Celsius

by admin
Spread the love

Deri të mërkurën do të vazhdojë mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës dhe me indeks të lartë UV. Veçanërisht nxehtë do të jetë sot dhe të martën dhe niveli portokalli i rrezikut të temperaturës së lartë do të jetë aktiv, informojnë nga DPHM-ja.

Temperaturat maksimale sot do të lëvizin ndërmjet 36 dhe 43 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 10. Në Shkup mot me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, e cila për pak kohë në zonat më të larta do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë 39 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, temperatura maksimale në vend do të arrijë 42, të hënën 40, ndërsa të martën dhe të mërkurën 42, ndërsa më pas pason rënie deri në 38 gradë të enjten, dhe 37 të premten

MARKETING



You may also like