Fatmir Mexhiti zbardhi prioritetet si ministër i Shëndetësisë – Shqip

by admin
Spread the love

NDËRROHEN GJASHTË DREJTORË TË KLINIKAVE

Zgjidhja e kaosit së trafikut në Qendrën Klinike në Shkup, përditësimi I listës pozitive të ilaçeve dhe vendosja e metodave inovative gjatë mjekimit dhe rritja e pagave të punonjësve shëndetësor janë prioritetet kryesore të programit të Ministrit të ri të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, raporton KlanM.

Duke potencuar faktin se vjen nga fusha e mjekësisë, sic njofton KlanM, Ministri Mexhiti si të rëndësishme e përmendi edhe realizimin e disa projekteve.

“Cështje tjetër shumë e rëndësishme për vendin që kërkon urgjencë është vazhdimi I projektit për Qendër të re urgjente internistike, ndërtimin e Qendrës së re Klinike dhe rajonalizimin e infrastrukturës shëndetësore në vend. Në program kemi project të detajuar se si do të zhvillohen punët e mëtutjeshme” – tha Fatmir Mexhiti.

Fatmir Mexhiti u emërua Ministër I Shëndetësisë në vend të Bekim Sali nga Alternativa. Mexhiti, Krenar Lloga dhe Azir Aliu janë kuadro të Aleancës për Shqiptarët, të cilët me riformatimin e Qeverisë u bënë pjesë e ekzekutivit ndërsa Alternativa kaloi në opozitë.

Në marrëveshjen për hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar, sic njofton KlanM, qëndron edhe ndryshimi i Drejtorëve.

Kësisoji, Klinikat për Nevrologji, dermatovenerologji, endokkrinologji dhe sëmundje të syve do të kenë drejtorë të rinj – tha Ministri Mexhiti duke shtuar se drejtorë të rinj organizativ do të ketë një klinikat për sëmundje onkologjike, gjinekologji dhe akusheri. /KlanMacedonia/

You may also like