Fatmir Ejupi: Kemi kontakte me afaristë nga Turqia për të investuar në komunën e Studeniçanit

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Fatmir Ejupi në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se deri në këto momente nuk ka asnjë investim të huaj në komunën e Studeniçanit, përveç investimet vendore.

“Ka mjaft të interesuar nga Turqia, ngase disa kanë prejardhje pikërisht nga kjo rrethinë,  për të investuar në vendin e të parëve të tyre. Ne kemi kontakte me investitorë të tillë, por ata kërkojnë siguri si dhe forcë punëtore e kualifikuar. Mendoj se ajo nëpërmjet trajnimeve të ndryshme të zgjidhet”, tha Fatmir Ejupi.

Ejupi tha se për shkak mos rregullimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit sërish do të duhet të intervenohet në ato rrugë që janë ndërtuar.

 “Prioriteti ynë do të ishte një rrugë po të jetë e kompletuar. Për dy vite kemi dy herë rekonstruim të një rruge. Punimet nuk janë të kompletuara, ngase intervenohet vetëm në pjesën ku shifet”, u shpreh Ejupi.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like