Fatbardh Kadilli reagon për situatën në PD: Vetëm largimi i të dyve shpëton partinë, Basha dhe Berisha të vdekur politikisht

by admin
Spread the love

I vetmi zë kundër të dyve në kuvendet e organizuara nga Berisha dhe Basha, Fatbardh Kadilli, në reagimin e parë pas sulmit të djeshëm në selinë blu, ka ripërsëritur qëndrimin se vetëm largimi i të dyve shpëton PD-në.

Reagimi i Kadillit:

Dua të rithem edhe një herë, ndoshta për të një mijtën herë: E VETMJA mundësi që PD të mbijetojë është të largojë si Bashën dhe Berishën nga drejtimi. Basha nuk ka të ardhme politike si udhëheqës! Berisha nuk mund të jetë e ardhmja! Dje, mbaroi edhe projekti i Berishës për të rithemeluar PD-në.

Dje, unë ndjeva një keqardhje të thellë dhe të hidhur në shpirtin dhe në mendjen time për demorkatët e thjeshtë të rrahur, të përhumbur, të pashpresë.

Është koha që demokratët të mos e shohin të ardhmen si një dënim ose me Bashën, ose me Berishën, por si vullnet për të ndërtuar një parti demokratike, me konkurrencë të ndershme dhe vlera morale. Vetëm një parti e tillë do tërheqë pas vetes shumicën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Çdo projekt tjetër, çdo iluzion tjetër do jetë disfata e radhës”, ka shkruar Kadilli.

You may also like