Fatbardh Kadilli flet për zhvillimet e forta brenda PD: E trishtueshme, s’ka më projekt opozitar

by admin
Spread the love

Fatbardh Kadilli, anëtar i Partisë Demokratike teksa komentoi mbi protestën e 8 janarit në selinë e PD e cilësoi si ngjarjen më të turpshme duke u shprehur se e gjithë ajo i ngjalli trishtim.

Komenti i Kadillit:

“PD tashmë dihet se është në një krizë që në datën 8 janar kulmoi shumë shëmtuar. Ndjeva shumë trishtim dhe turp që partia ime të jetë në atë situatë. Në fotografi të kësaj partie ka ngjarje shumë të lavdimshme dhe kjo është më e shëmtuara. Se disa kolegë të mi disa brenda ishin dhe disa jashtë dhe komunikoja me të dy dhe këta do kapeshin me duar me njeri-tjetrin, dhe kjo të krijon dhimbje sepse nuk ka më projekt opozitar mes atyre njerëzve që deri pak më parë ishin elita politike. Nuk di ta krahasoj krizën psikologjike të PD por kur i shikon rrënimin psikologjik që vjen dhe nga humbja është e trishtueshme sepse nuk mund të dalë asgjë propozuese nga ky nivel”, tha ai.

You may also like