Fansat e grupit të njohur nuk guxojnë të duartrokasin, brohorasin e as të ngrihen në këmbë gjatë koncertit

by admin
Spread the love

Fansat e K-pop grupit BTS mund të ndjekin nga afër performancat e grupit të tyre të preferuar por këtë mund ta bëjnë duke qëndruar vetëm ulur dha pa zë.

Atyre nuk do të lejohen të duartrokasin, brohorasin ose të ngrihen në shfaqjen e ardhshme muzikore të tyre në Korenë e Jugut për shkak të udhëzimeve qeveritare për COVID-19.

Kompania menaxhuese e grupit ka lëshuar një deklaratë zyrtare për tri koncerte që BTS do t’i mbajë në Seul, më 10, 12 dhe 13 mars.

“Brohoritja me zë të lartë, bërtitja, këndimi dhe ngritja në këmbë gjatë koncertit ‘BTS Permission To Dance On Stage – Seoul’ është e ndaluar rreptësishtë sipas udhëzimeve të qeverisë”, thuhet në deklaratë.

Në vend të tyre, do të improvizohen zhurma duartrokitjesh për të zëvendësuar zhurmën e turmës.

Po ashtu, koncerti është i limituar për vetëm 15 mijë persona.


You may also like