Fanella me numrin 7 është gati, pritet vetëm zyrtarizimi mes Al Nassr dhe Ronaldos

by admin
Spread the love

Duket se i ka ardhur fundi telenovelës për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Pesë herë “Topi i Artë”, tashmë është gati të udhëtojë drejt Arabisë për t’u bërë pjesë e Al Nassr, dhe të veshë fanellën me numrin 7.

Sipas spanjolles “AS”, tashmë nuk ka më dyshime. Gjithçka u përcaktua në një takim mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit arab që u zhvillua ditën e martë. Marrëveshja mes Al Nassr dhe Cristiano Ronaldos mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme me këtë të fundit që do të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Nuk ka akoma të dhëna të sakta për pagën e ish-sulmuesit të Manchester United. Megjithatë nuk duket se do të arrijë në shifrën e 200 milionë euro në sezon, aq sa ishte raportuar javë më parë. /oversport.tv

Foto: Seleções de Portugal, Facebook

You may also like