Fanella e Maradonës kundër Anglisë shitet në ankand për një shifër rekord

by admin
Spread the love

Fanella e veshur nga Diego Maradona në ndeshjen kundër Anglisë në Kupën e Botës në vitin 1986, ajo e golit të “Dorës së Zotit” është blerë në një ankand për 9.3 milionë dollarë.

Ka qenë shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, që ishte ngarkuar për shitjen, që ka bërë njoftimin, por pa treguar emrin e blerësit. Bëhet fjalë për një shifër rekord të shpenzuar ndonjëherë për një veshje sportive.

Rekordin e mbante një fanellë bejsbolli e New York Yankees e veshur nga fenomeni Babe Ruth, që ishte shitur për 5.6 milionë dollarë. / Oversport.tv

Foto: Sotheby’s Twitter

You may also like