“Fan Zone” për Champions, ndeshja e Tiranës ekskluzivisht në Tibo dhe Oversport

by admin
Spread the love

Dita e madhe po afron. Tirana, skuadra kampione e Shqipërisë do të debutojnë në Champions League në Luksemburg kundër Dudelange nesër në orën 19:30, një sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Alban Xhihani dhe ish-lojtari i kombëtares dhe Tiranës, Andi Lila do të komentojnë këtë sfidë shumë të rëndësishme të bardhebluve.

Tibo mendon edhe për tifozët e shumtë të Tiranës, pasi do të transmetojë falas ndeshjen për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të ndjekin ndeshjen në stadium apo në shtëpi nga “Fan Zone” që do të organizohet në bashkëpunim me klubin bardheblu në aneksin e stadiumit “Selman Stërmasi”. / Oversport.tv

You may also like