Familjet e nxënësve të vrarë ndajnë dhimbjen bashkë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Familjet Mustafaj dhe Hamzaj nga Gllogjani i Deçanit të shtunën e hapën të pamen e përbashkët për kryeshëndosh.

Familjarët e dy nxënësve që nuk i mbijetuan plagëve të marra me armë zjarri gjatë kohës sa po ktheheshin në shtëpi pas shkollës, po kërkojnë që drejtësia të vihet në vend sa më parë.

Ata thanë se dorasi që shtiu drejt tyre me kallashnikov duhet të kapet sa më shpejtë dhe t’i jepet dënimi i merituar, njofton Klankosova.tv.

Këtë e kërkuan edhe në familjen e shoferit të linjës Gjakovë- Gllogjan, Gani Gjokajt. Të njëjtit thanë se i afërmi i tyre nuk kishe probleme me askënd, derisa lajmi për vdekjen e tij i shokoi.

You may also like