Familjari kërkon stolitë e earit në vlerë 7 mijë euro që i kishte e ndjera në autobusin e aksidentuar në Bullgari

by admin
Spread the love

Familjarët e të vdekurve dhe të mbijetuarëve nga përplasja e autobusit Besa Trans në autostradën e Struma në Bullgari kanë kërkuar hetim paralel të aksidentit para Gjykatës së Rrethit të Pernikut.

Njëri prej tyre pretendon se mungojnë stoli ari në vlerë prej 7000 euro, që i kishte një nga familjaret e tij .

Televizioni bullgar BNT raporton se familjarët e viktimave, mes të cilëve edhe 45 viktima, kërkojnë më shumë informacion për stolitë e arit me vlerë disa mijëra euro që pasagjerët kishin në autobusin e djegur të “Besa Trans”.

Ari nuk digjet, autoritetet tona duhet të na thonë nëse kemi ar, bagazhe të ruajtura apo para”, theksoi familjari për BNT.

Familjet e viktimave janë ende në pritje të sendeve, në pronësi të të dashurve të tyre, të ruajtura në aksident.

You may also like