Familja Mehmetaj e mohojnë që janë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Deçan

by admin
Spread the love

Kastriot Mehmetaj nga Deçani ka reaguar në emër të familjes së tij, pasi Policia e Kosovës ia ka arrestuar babanë Halil Mehmetaj dhe dy vëllezërit Kreshnikin edhe Malsorin, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Deçan.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka mohuar se familjarët e tij janë fajtorë, duke thënë se “babai dhe dy vëllezërit e mi janë të pafajshëm”.

“Babai ka dhjetëra bashkëfshatarë dëshmitar që ka qenë me ta kur ka ndodh tragjedia”, ka shkruar në Facebook Kastrit Mehmetaj.

Sipas tij, “vëllai Malsori ka qenë në një vendpunim në Gjakovë, këtë mund ta dëshmojnë edhe kamerat”.

“Vëllai i madh posedon fakte që ka qenë i operuar, kemi qenë të dytë bashkë në shtëpi”, shtoi ai.

You may also like