Fajtor për rastin e mësueses shamimbajtëse në Suharekë – Shqip

by admin
Spread the love

Largimi nga detyra i një mësueseje në një shkollë të Suharekës, nga fakti se këtë vit u shfaq më shami, ndërkohë që jepte matematike prej 30 vitesh aty, ka rindezur sërish një debat të nxehtë në Kosovë.

Së fundi, Milaim Zeka, i njohur për qëndrimet tij dhe kontraverse, fajësoi kryeminstrin Kurti për këtë zhvillim të fundit në raportet delikate mes fetares dhe laikes.

Sipas tij, Kurtit i takon tani që ta shfuqizojë vendimin e largimit të Remzije Lanit nga mësidhënia në shkollën e Reshtanit.

“Një person mbi 18 vjeç ka të drejtën të vendosë të mbajë apo jo shami. Albin Kurti ka abuzuar me këtë kategori të njerëzve, gjatë fushatës së tij elektorale, një nga premtimet kryesore të tij ka qenë kthimi i shamive në institucionet shkollore shtetërore. Përgjegjësia bie mbi Albin Kurtin dhe ministren e Arsimit që duhet të shfuqizojë vendimin”, u shpreh Zeka.

Ndërkohë pritet që çështjen ta marrë në dorë kryekomunari io Suharekës, Bali Muharremaj, i cili nuk është dakort me vendimin e Këshillit të Shkollës.

Këshilli e mori këtë vendim duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ që ndalon mbajtjen e uniformës fetare, lëshuar nga suharekasi Enver Hoxhaj gjatë kohës së qeverisjes Thaçi, por pa u shfuqizuar nga Kurti. /tesheshi.com/

You may also like