Facebook, Instagram dhe Whatsapp bien nga sistemi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

18:12 | 4 Tetor 2021

Rrjetet sociale dhe të komunikimit Facebook, Instagram dhe WhatsApp, kanë rënë nga sistemi pasditen e sotme.

Të tri aplikacionet, të cilat zotërohen nga ‘Facebook’, nuk kanë lejuar përdoruesit të kenë qasje pas orës 17:00 të ditës së sotme, shkruan Independent, transmeton lajmi.net.

Përdoruesit e sajtit të Facebook kanë hasur në ‘error’ apo në mesazhe që kanë njoftuar se nuk kanë qasje në sajt.

Në anën tjetër, WhatsApp dhe Instagram kanë vazhduar të punojnë por nuk kanë shfaqur përmbajtje të re, duke përfshirë këtu edhe pengesën për të dërguar apo pranuar mesazhe.

Kompania e Facebook rrallë herë që përballet me problem të tilla, duke marrë parasysh se është një ndër kompanitë më të mëdha në botë, por edhe kur ndodhin probleme, rrallë herë sqaron opinionin për problemet që kanë pasur. /Shqip/

You may also like