Fabregas i bindur: Nëse Arsenali fiton Premierligën sivjet, do bëhet skuadër që do të dominojë futbollin anglez

by admin
Spread the love

Cesc Fabregas ka sugjeruar se Arsenali mund të bëhet një ekip dominues në futbollin anglez nëse arrijnë të fitojnë titullin e Premier League këtë sezon. Topçinjtë aktualisht janë duke udhëhequr tabelën.

Pasi dështoi sezonin e kaluar, skuadra e Mikel Artetës po tregohet më e vëmendshme këtë herë. Ish-mesfushori Fabregas beson se sigurimi i titullit do të ndryshonte ndjeshëm mentalitetin e skuadrës.

“Natyrisht që mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë. Më shumë se sa të fitosh një titull, besimi do të kthehet, besimi mes lojtarëve dhe stafit dhe tifozëve dhe të gjithë klubit”, tha ylli spanjoll, i cili bëri mbi 300 paraqitje për Gunners për PA.

“Nëse mund t’ia dalin për të fituar titullin, besoj se mund të bëhet një skuadër dominuese pastaj”.

/GazetaBlic Sport

You may also like