EVN: Disa banorë të Gërçecit e kanë lidhur vetë rrymën dhe kur e kanë ndezur ka ndodhur një avari

by admin
Spread the love




Manipulimet e paligjshme në rrjet, të kryera nga persona për momentin të panjohur nga fshati Gërçec shkaktuan avari në sistemin distributiv, për shkak të të cilës pa furnizim me energji elektrike sot ngelën edhe konsumatorë të një pjese të territorit të Sarajit.

Pas defektit serioz që ndodhi në mëngjesin e të enjtes si pasojë e shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga ana e banorëve të Gërçecit, fshati pësoi ndërprerje të plotë të furnizimit me energji elektrike.

Dje në orët e vona, një pjesë e banorëve kanë kthyer furnizimin, në mënyrë që ilegalisht dhe me forcë kanë hyrë në objektet energjetike në pronësi të Elektrodistribuimit, e me këtë kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe të pakthyeshme në të gjithë sistemin distributiv të rajonit.

Për momentin Elektrodistribuimi është në terren e shoqëruar nga policia dhe mundohet që sa më shpejtë ta kthen furnizimin me energji elektrike të sa më shumë konsumatorëve.

Me respekt, Elektrodistribuimi


You may also like