Evi Kokalari shpërthen keq: Bardhi është mbeturinë e Bashës, s’ia prezantoj shokun tim se është i bukur

by admin
Spread the love

Aktivistja Evi Kokalari, e akuzoi sërish deputetin e PD, Gazment Bardhi, duke e cilësuar një “fundërrinë të Lulzim Bashës”, ku ditën e djeshme ajo i sugjeroi Bardhit të hapte “Log Cabin Albania”, ku të mblidhte konservatorët gay në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por ajo me ironi i ofron edhe ndihmë, duke i thënë përmes postimit të saj se mund ta prezantonte me mikun e saj, kryetarin e Log Cabin America që ta ndihmonte me procesin.

Në postimin e sotëm ajo “sqaroi” se nuk do ia prezantonte asnjëherë Bardhin “mbeturinën e Bashës” shokut të saj për të nisur një “romancë rozë”, pasi ai është i bukur, me inteligjencë dhe me integritet.

“Hey, po s’ju vjen turp që keni kujtuar se po mundohesha ta prezantoja Gaz Bardhin me Kryetarin e Log Cabin America për romancë rozë? O njerëz, po miku im është yll i bukur, me një inteligjencë dhe integritet të pa parë dhe s’do e prezantoja kurrë me këto mbeturinat e Lul Bashës. Fjalën e kisha që Gaz Bardhi të hap shoqatën Log Cabin për konservatorët gay në Shqipëri me ndihmën e mikut tim.
Tregohuni pak më të zgjuar ju lutem”, shkruan Kokalari.

You may also like