“Eurovision” reagon për bullizimin në rrjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ronela Hajati u ngjit e para në skenën e Pala Olimpico për provat e para dhe kritikat ishin të shumta. Këngëtarja e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, u përball me fyerje të rënda madje dhe sulme verbale për fizikun e saj, gjë për të cilën edhe ka reaguar më herët. Bashkë me bullizmin ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe sulmet ndaj Eurovizionit pë detaje teknike.

Prej gjithë kësaj lufte mediatike, EBU vendosi të bëjë një deklaratë publike, pa përmendur emra, por tërthorazi ky u duk si një reagim edhe për këngëtaren shqiptare.

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz që ka marrë abuzimi në internet që u është drejtuar atyre, të cilët punojnë fort për të prodhuar shfaqjen e këtij viti”, shkruajnë mediat itaiane.

Më tej, EBU flet për sulmet që janë nisur “edhe në llogaritë e tyre personale” dhe vazhdojnë me paralajmërimin se: “çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda do t’i denoncojmë personat tek autoritetet kompetente vendore”.

Organizata përfundon duke u bërë thirrje ndjekësve dhe fansave të artistëve të ndryshëm të komentojnë “në mënyrë civile dhe të tregojnë respekt”.

Provat e artistëve po mbarojnë dhe nesër është planifikuar hapja në pallatin e Venarias.

You may also like