Europiani i Peshëngritjes në Tiranë, Oversport dhe Tibo e sjellin ekskluzivisht

by admin
Spread the love

Tirana do të jetë sërish kryeqendra e Europës. Pas finales së Conference League, këtë herë vjen një tjetër kompeticion po aq i rëndësishëm si Kampionati Europian i Peshëngritjes. Vëmendja e të gjithëve do të jetë e përqendruar në kryeqytetin e Shqipërisë, ku nga datat 28 maj deri më 5 qershor do të garojnë shumë sportistë me objektiva madhorë.

Gjithçka starton më datë 27 maj, kur do të zhvillohet ceremonia e hapjes në Feti Borova. Këmbëngulja e presidentit të KOKSH-it, Fidel Ylli, dhe presidentit të Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka bërë që federata europiane të zgjidhte Shqipërinë si vendin organizator.

Ky është një edicion special, pasi bëhet fjalë për kampionatin Europianin e 100-të në histori. Emocionet dhe spektaklin e shtangës, që ka qenë dhe është një nga sportet më të rëndësishme të vendit, do të keni mundësi që t’i ndiqni në mënyrë ekskluzive në Overport dhe në platformën Tibo, si transmetuesit zyrtar të këtij kompeticioni madhor.

Peshëngritësit tanë, Briken Calja, Erkand Qerimaj apo Evangjeli Velo dhe Enkeleda Carja nga vajzat, do kenë shumë mundësi të marrin medalje, duke përfituar edhe nga mbështetja e publikut vendas.

You may also like