Europiani 2023/ Bushi shpall listën e Shpresës për sfidat përmbyllëse ndaj Anglisë dhe Kosovës

by admin
Spread the love

Ekipi kombëtar U-21 do të nisë grumbullimin më 31 maj në Durrës dhe pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive, më datë 5 qershor skuadra do të udhëtojë drejt Anglisë për ndeshjen e datës 7 qershor. Gjashtë ditë më pas Kombëtarja U-21 do të luajë sfidën përmbyllëse të kualifikueseve në shtëpi, në stadiumin “Elbasan Arena”, më konkretisht më 13 qershor ndaj Kosovës, në ora 19:30.

Këto janë edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate eliminatore, ku Shqipëria është shortuar në Grupin G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi renditet në vendin e katërt, me 9 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje të luajtura./ Shqip

 

You may also like