Europa League “flet” gjermanisht, triumfojnë RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt

by admin
Spread the love

RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt kanë festuar sonte, pasi triumfuan në gjysmëfinalet e para të Europa League. Demat mposhtën me rezultatin 1-0 skuadrën e Rangers dhe tani duhet ta mbrojnë në Skoci për të siguruar finalen.

Fatet e kësaj ndeshjeje u vendosën nga një super gol i shënuar nga Angelino, i cili nga jashtë zone fluturimthi goditi dhe e çoi topin drejt e në rrjetë.

Në Londër Eintracht Frankfurt fitoi me rezultatin 2-1 dhe ishte me fat në fund, pasi në shtesë Bowen goditi traversën me një roveshatë fantastike. Gjermanët e nisën ndeshje në mënyrë perfekte.

Knauff me një goditje me kokë kaloi “Shqiponjat” në avantazh që në minutën e parë të ndeshjes. “Çekiçët” reaguan në pjesën e parë dhe barazuan 20 minuta më pas, me Michail Antonio.

Pjesa e parë u mbyll 1-1 dhe nuk vonoi një tjetër gol. Gjermanët kaluan në epërsi me Kamada dhe West Ham më pas u mundua shumë ta shmangte humbjen. Rastet i kishte, por nuk ia doli dot.

EUROPA LEAGUE – Gjysmëfinalet

RB Leipzig-Rangers 1-0
Shënues:
Angelino 85’

West Ham-Eintracht Frankfurt 1-2
Shënues:
Antonio 21’ / Knauff 1’, Kamada 54’

Foto: Eintracht Frankfurt, Twitter

You may also like