Eurogol në “Diego Maradona”, Osimhen ndëshkon Romën

by admin
Spread the love

17 minuta ka rezistuar Roma në “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e Jose Mourinhos po përballet me Napolin kryesues, sfidë që u zhbllokua nga një eurogol i Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian stopoi bukur një krosim të Khvicha Kvaratskhelia dhe tundi rrjetën kundërshtare falë një “predhe” që dërgoi në ekstazë tifozët e skuadrës së Spallettit.

Amir Rrahmani e ka nisur ndeshjen si titullar për Napolin, ndërsa Marash Kumbulla ndodhet në stol në krahun tjetër. Goli i 14 sezonal në Serie A për Osimhen, i cili po kalon një formë sportive të mrekullueshme.

Ndërkohë, Kvara regjistroi asistin numër 8 si askush tjetër në kampionatin italian. Nëse arrin ta ruajë deri në fund avantazhin, Napoli do ngjitet në kuotën e 53 pikëve, 13 më shumë se Interi ndjekës./ Super Sport


Top Channel

You may also like