Eurodeputeti bullgar Xhambaski me provokime dhe nga Qendra e Shkupit! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rreth 100 mbështetës të veprës së revolucionares Mara Buneva, sic njofton KlanM, sot janë tubuar në qendër të Shkupit, për të shënuar 95-vjetorin e vdekjes së saj. Në këtë përvjetor, sic percjell KlanM, ka marrë pjesë edhe Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski, I njohur për provokimet kundër popullit maqedonas, por edhe anëtarë të Fondacionit bullgar “Makedonija”.

Edhe nga Shkupi nuk kanë munguar provokimet e Eurodeputetit Xhambaski.

“Kujtim I përjetshëm për Mara Bunevën dhe për heronjtë e njohur e të panjohur që dhanë jetën për kauzën e lirisë së Maqedonisë bullgare dhe Bullgarisë së bashkuar. I falënderoj nacionalistët bullgar, patriotët nga të gjithë organizatat politike, rinore dhe kulturore, në mbrojtje të bullgarëve maqedonas. Rroftë kombi I bashkuar dhe I pandëshëm bullgar, nga Ohri deri në Detin e Zi dhe nga Danubi në Detin e Bardhë. Rroftë Maqedonia bullgare. Rroftë Bullgaria” – ka theksuar eurodeputeti Xhambaski nga Qendra e Shkupit.

You may also like