EURO 2028 në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, ka mbetur vetëm zyrtarizimi

by admin
Spread the love

EURO 2028 do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Rebublikën e Irlandës. Nisur nga situata e krijuar duket se nuk do të ketë garë, sikurse shkruan “Daily Mail”.

Turqia me shumë mundësi do ta tërheqë kandidaturën për të organizuar EURO 2028, pasi dështoi më parë me EURO 2016 dhe EURO 2024. Rusia as mund të merret në konsideratë, pas përjashtimit nga FIFA dhe UEFA.

Me vetëm Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën si kandidatë, UEFA mund ta shpallë fituesin shtatorit të vitit 2023, pasi ato i plotësojnë të gjitha kushtet për të organizuar EURO 2028.

Federatat e Anglisë, Skocisë, Uellsit, Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës njoftuan për konkurrimin muajin e kaluar, duke mos tentuar Kupën e Botës 2030.

Deri më 23 mars UEFA pret të tjera kandidatura për EURO 2028 dhe gjasat janë që të mos ketë, ndërsa EURO 2024 dihet që do të zhvillohet në Gjermani. / oversport.tv

You may also like