Etienne Tare transferohet te Rapidi i Vienës, e mbyll me Lazion pas 13 vitesh

by admin
Spread the love

Pas aventurës së tij 13-vjeçare, Etienne Tare e mbyll me klubin e Lazios. Djali i drejtorit sportiv Igli Tare, ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Austri me klubin e Rapidit të Vienës.

Tare ka bërë edhe një postim në Instagram ku ka falenderuar Lazion për eksperiencën që ka kaluar në kryeqytetin italian. “Pas 13 vitesh me ngjyrat e skuadrës së zemrës, dua të falenderoj shoqërinë, të gjithë shokët e ekipit dhe stafin për atë që kanë bërë për mua.

Faleminderit nga zemra dhe gjithmonë forca Lazio”, shkruhej në postimin e Etienne Tare. Ky i fundit është aktivizuar me moshat e Lazios, por tashmë do të jetë pjesë e futbollit profesionist ku kërkon të tregojë veten me fanellën e Rapidit. /oversport.tv

You may also like