Etapë e re, Ujkani flet si drejtor sportiv i Kosovës: Faleminderit, ndeshjen ndaj Izraelit do e mbaj mend

by admin
Spread the love

Sajmir Ujkani mbahet mend për kontributin e madh të dhënë për Kosovën si portier, teksa tashmë për të ka nisur një faqe e re. Ujkani është drejtor sportiv te “dardanët” dhe ndeshja me Izraelin ishte speciale për të, pasi debutoi me rolin e ri.

“Mbrëmë nisa një rrugë të re në karrierën time në futboll. Për herë të parë isha në bankën e Kombëtarës së Kosovës, jo si futbollist por në një pozicion tjetër, prandaj emocionet ishin të mëdha e të jashtëzakonshme. Mbrëmja u bë edhe më e veçantë nga nderimi që mora nga tifo-grupi ynë “Dardanët” të cilët dua t’ i falënderoj përzemërsisht.  Fitorja ndaj Israelit e bëri më të ëmbël “debutimin” tim në një rol tjetër, prandaj do ta mbaj në mend përgjithmonë.

Në fund dua që edhe një herë t’ i falënderoj të gjithë futbollistët e ekipit kombëtar për sakrificën, angazhimin, punën dhe triumfin e përbashkët.  Sfida të reja na presin të gjithëve së bashku! Përjetësisht mirënjohës”-shkruan Samir Ujkani në rrjetet sociale.

The post Etapë e re, Ujkani flet si drejtor sportiv i Kosovës: Faleminderit, ndeshjen ndaj Izraelit do e mbaj mend appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like